Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

- Bota Sot

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë janë rezultatet e dy ortekëve që goditën Alpet e Italisë, të shtunën e datës 7 shkurt.

Corriere della Sera shkruan se një ortek ndodhi në Albosaggia, në provincën e Sondrio-s.

Fronti i dëborës u shkëput rreth mesditës. Fillimisht, dukej se askush nuk ishte lënduar, por më pas u bë me dije se tre alpinistë skiatorë u rrëmbyen nga orteku i dëborës.

Dy prej tyre ndërruan jetë, njëri prej të cilëve u gjet menjëherë i vdekur dhe tjetri u raportua fillimisht i zhdukur. Një person i tretë arriti të shpëtonte nga dëbora vetë.

Orteku është i dyti në rajon brenda 24 orëve, pas rastit të një oficeri 30-vjeçar të Guardia di Finanza, i cili u rrëmbye nga orteku i dëborës në Montespluga të premten, dhe tanimë ndodhet në spital në gjendje kritike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot