Flick: Yamal duhet menaxhuar

- Bota Sot

Flick: Yamal duhet menaxhuar

Barcelona bëri detyrën në “Camp Nou”, duke mposhtur 3-0 një Mallorca të organizuar dhe luftuese, por pavarësisht rezultatit të pastër, Hansi Flick nuk u shfaq plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Trajneri gjerman e ndau qartë ndeshjen në dy pjesë: një fraksion të parë të zbehtë dhe një pjesë të dytë më pranë identitetit ‘blaugrana’.

Pa Frenkie de Jong, i kursyer për angazhimet në Kupën e Mbretit, Flick i besoi mesfushën Casadó-së, Fermín-it dhe Dani Olmo-s. Mallorca u mbrojt poshtë dhe tentoi të rrezikonte me Jan Virgili-n, duke i krijuar jo pak vështirësi sidomos Koundé-së.

Zhbllokimi erdhi falë cilësisë individuale: Marcus Rashford ndezi aksionin, ndërsa Robert Lewandowski tregoi klas në zonë për golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, Barcelona ndryshoi ritëm. Lamine Yamal u rrëzua në zonë, por penalltia e dukshme nuk u akordua. Talenti i vitit 2007 reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca për 2-0.

Me Mallorca-n të detyruar të hapet, erdhi edhe momenti më emocionues i mbrëmjes: rikthimi dhe goli i Marc Bernal-it, i shoqëruar nga duartrokitjet e të gjithë stadiumit.

Në konferencë për shtyp, Flick ishte i drejtpërdrejtë: “Nuk më pëlqeu pjesa e parë.

Nuk luajtëm sipas standardeve tona dhe ritmin e zakonshëm. Megjithatë, ishte një ditë e mirë: tre gola dhe tre pikë”.

Për Bernal-in, ai shtoi: “Ishte një moment i pabesueshëm, një ëndërr për të”.

Në fund, trajneri u ndal te Yamal: “Duhet ta menaxhojmë. E pyeta nëse donte të dilte dhe më tha po”. Një tjetër fitore për Barcelonën, por edhe një sinjal i qartë se Flick kërkon gjithmonë më shumë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot