Spanja kampione e Evropës edhe në futsall

- Bota Sot

Spanja kampione e Evropës edhe në futsall

Spanja është kampionia më e re e Evropës në sportin e futsallit.

Ata arritën të mposhtin fqinjin e tyre dhe kampionin e deritanishëm, Portugalinë me rezultat 3-5, me ndeshjen që u zhvillua në Lubjanë.

Ky është trofeu i 8-të i Spanjës si fituese e “UEFA Futsal Euro”, e cila është edhe kombëtarja me më së shumti trofe në historinë e këtij kompeticioni.

Ylli i ndeshjes ishte Antonio, i cili shënoi hattrick si dhe Adolfo e Raya të tjerët që shënuan për Spanjën, ndërsa për Portugalinë ishin Gois, Jesus dhe Pauleta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot