Struga Trim Lum do të nisë sezonin pranveror me derbin shqiptarë ndaj Shkëndijës në Tetovë, të martën, ora 14:00.
Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi pas kthimit nga Antalia pati disa ditë pushim, dhe tani po zhvillon seancën stërvitore para ndeshjes së rëndësishme për të dyja skuadrat, ditën e martë.
Atmosfera në radhët e struganëve në prag të këtij derbi është pozitive.
Në ndeshjen e parë të sezonit futbollistik këto dy ekipe u ndanë me barazim 1-1, ndërsa bilansi në dhjetë ndeshjet e fundit flet për struganët të cilët kanë 5 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje.
Në anën tjetër, edhe kuqezinjtë kanë pasur një sezon historik, duke u kualifikuar në grupet e Liigës së Konferencëse Europiane, dhe tani e pret ndeshja e “nokautit” me Samsunspor nga Turqia.
Padyshim që në Tetovë na pret një ndeshje interesante dhe dramatike.
Në renditjen tabelore, Struga është në vendin e dytë me 41 pikë, një më pak se i pari Vardari, dhe pesë më shumë se kampionia aktuale e vendit, që zë vendin e tretë.
Të kujtojmë se, Struga Trim Lum dhe Shkëndija do të përballen edhe në ndeshjen cerekfinale të kupës së Maqedonisë së Veriut.