Trajneri i Gjilanit, Debatik Curri, është shfaqur me optimizëm para përballjes së fundjavës ndaj Ballkanit..
Numri një i shtabit teknik është shprehur i lumtur me rikthimin në kapacitetin e plotë të futbollistëve Robert Rrahmani dhe Oltion Bilalli.
“Skuadra është e motivuar për ndeshjen ndaj Ballkanit.
Synimet tona janë të qarta, me qasje pozitive në të gjitha aspektet. Të japim maksimumin dhe të luftojmë për ta fituar ndeshjen”, tha Curri.
“Jam i lumtur me rikthimin në kapacitet të plotë të futbollistëve Oltion Bilalli dhe Robert Rrahmani.
Për ne do jenë si ardhje të reja në afatin kalimtar të janarit.
Jam i lumtur me grupin që kemi dhe do të bëjmë maksimumin deri në fund për të arritur objektivat që ka vendosur klubi”, theksoi Curri.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.