Talenti i madh i Prishtinës

- Bota Sot

Talenti i madh i Prishtinës

Futbollisti Arjol Bllaca ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e FC Prishtinës në kuadër të Superligës, duke lënë menjëherë gjurmë në paraqitjen debutuese.

“Debutimi i tij kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Bllaca asistoi në golin e fitores ndaj Dukagjinit, duke dhënë kontribut direkt në tre pikët e rëndësishme për bardhekaltrit.

Përveç asistimit, mesfushori tregoi një paraqitje të kompletuar, duke qenë aktiv në çdo repart të fushës.

Ai mbuloi hapësirat me efikasitet, ndërpreu shpesh aksionet e kundërshtarit dhe dëshmoi qartë potencialin dhe energjinë që sjell në lojën e Prishtinës:, shkruan në faqen e FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot