Ramadani titullar në fitoren e madhe të Lecces

- Bota Sot

Ramadani titullar në fitoren e madhe të Lecces

Skuadra e Lecce-s ka triumfuar (2:1) në duel me Udinesen, në takimin e javës së 23-të të Serie A.

Një fitore e madhe e Lecces që e largon sado kudo nga skuadrat e rrezikuara.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqit tërë takimin për Leccen. 

Futbollisti Banda shënoi gol të bukur nga gjuajtaj e lirë rreth 20 metra, duke dërguar topin në këndin e epërm të Udineses, 2:1 në minutën e 90-të.

Futbollistët Gandelman (5) e Banda (90’) shënuan për Leccen dhe Solet (26 - nga penalltia) për Udinesen.

Lecce e zë vendin e 17-të me 21 pikë dhe Udinese është në të 9-tin me 32 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot