Xherdan Shaqiri shënon në fitoren spektakolare të Baselit

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri shënon në fitoren spektakolare të Baselit

Baseli ka triumfuar me përmbysje (2:1) ndaj Zurich-ut, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i ri, Stephan Lichtsteiner, nuk u dorëzua deri në minutat e fundit.

Pas disavantazhit 0:1, Baseli arriti të përmbysë rezultatin dhe të marrë tri pikë shumë të rëndësishme.

Kapiteni Xherdan Shaqiri barazoi shifrat në minutën e 90-të nga penalltia, ndërsa Salah realizoi golin e fitores në minutën e 90+6, duke vulosur një triumf të madh për vendasit.

Shaqiri u paraqit gjatë gjithë takimit, ndërsa Dion Kacurri luajti deri në minutën e 63-të për Baselin, kur u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi.

Golin e vetëm për Zurich-un e shënoi Sauter në minutën e 16-të.

Për mysafirët, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi u paraqitën si titullarë, por skuadra e tyre nuk arriti të shmangë humbjen.

Kjo ishte fitorja e parë e Baselit nën drejtimin e trajnerit Lichtsteiner.

Pas javës së 23-të, Baseli renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Zurich-u mbetet në pozitën e nëntë me 25 pikë.

Xherdan Shaqiri ka realizuar deri më tani 10 gola në këtë edicion të kampionatit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot