Portieri i kombëtares së Kosovës pësoi shumë gola nga skuadra e Interit

- Bota Sot

Portieri i kombëtares së Kosovës pësoi shumë gola nga skuadra e Interit

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka patur një mbrëmje të zezë në përballje me Interin.

Muriç me Sassuolon si vendas pësuan debakël me rezultat 5:0 nga Interi, në takimin e javës së 24-të të Serie A në futboll.

Zikaltrit treguan fuqinë e liderit dhe nuk falën pothuajse asnjë gabim të vendasve.

Golat e fitores i shënuan Bisseck (11), M. Thuram (28), Martinez (50), Akanji (54) e Luis Henrique (89’).

Matiq i Sassuolos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 54-të.

Interi kryeson me 58 pikë e Sassuolo e zë vendin e 11-të me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot