Ndërpritet ndeshja mes maqedonasve dhe shqiptarëve! Ja kush sulmohet

- Bota Sot

Ndërpritet ndeshja mes maqedonasve dhe shqiptarëve! Ja kush sulmohet

Një incident ka ndodhur sot në stadiumin e fshatit Dobërshan të Kumanovës, gjatë ndeshjes miqësore mes GFK Kumanovo (Liga e Tretë-Veri) dhe klubit të futbollit Bashkimi 1947 U-18, që ka sjell edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Siç njoftohemi nga sekretari i KF Bashkimi 1947, Faton Beluli, incidenti ka ndodhur në çastet e fundit të pjesës së parë, kur tifozët e skuadrës vendëse “Kumani”, filluan me fyerje dhe brohoritje antiqshqiptare, në atë çast përfaqësues të Bashkimit 1947-U18 kanë kërkuar nga vendësit që të ndalin fyerjet e tifozëve të tyre, ose në të kundërtën do të ndërpresin lojën.  

Situatën e tillë e kanë shfrytëzuar rreth 30-40 tifozë “Kumani” të cilët janë vërsulur në drejtim të ekipit të Bashkimit 1947, ku më së keqi ka kaluar sekretari i Bashkimi 1947, Faton Beluli, i cili pas shpine është goditur me një mjetë të fortë.

“Po, sot ka ndodhur një incident i padëshiruar në Dobërshan.

Tifozët ‘Kumani’, të Kumanovës, na fyen dhe na shanë me fyerjet e tyre të zakonshme. Ne kërkuam nga GFK Kumanovo që të ndalen këto fyerje ose po e ndërpresim lojën.

Deri sa vazhdonim bisedimet unë u sulmova nga mbrapa me një mjet të fortë dhe më pas nuk pati kushte për vazhdimin e lojës.

Të them të drejtën lojtarët e GFK Kumanovo na kërkuan falje për atë që ndodhi, sepse në teren ishte loja e qetë nga të dyja palët”, rrëfen ngjarjen për mediumin nga Maqedonia, “Open-TV”, sekretari i KF Bashkimi 1947, Faton Beluli. 

Një skandal i madh sidomos në një miqësore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot