Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

- Bota Sot

Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

Humbja me rezultat 4:1 e Lirisë nga Trepça ’89 nuk u përtyp dot nga prizrenasit në kuadër të javës së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

FC Liria e ka shkarkuar Liridon Lecin nga pozita e kryetrajnerit. 

Liria përmes një njoftimit ka bërë të ditur shkarkimin e Lecit.

”Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub.

I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, njofton FC Liria.



Lexoni të gjitha në Bota Sot