Lirohet nga burgjet e Serbisë ish-pjesëtari i UÇK-së nga Hasi, Avni Qenaj

- Gazeta e Prizrenit

Lirohet nga burgjet e Serbisë ish-pjesëtari i UÇK-së nga Hasi, Avni Qenaj

Është liruar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga Romaja e Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Qenaj ishte arrestuar më 26 nëntor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Merdare, nga policia serbe. Pas arrestimit, ai ishte mbajtur për një periudhë kohore në burgun e Beogradit.

Familja dhe miqtë e tij e kanë pritur lirimin me lehtësim të madh. Serbia pas luftës ka arrestuar disa persona me të njëjtin arsyetim / Gazeta e Prizrenit. 



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit