Amra Isejni transferohet te FC Baseli

- Bota Sot

Amra Isejni transferohet te FC Baseli

Zvicra nuk nxjerrë në pah vetëm futbollistë meshkuj shqiptarë të suksesshëm, por nxjerrë gjithashtu në pah edhe futbolliste femra të suksesshme shqiptare.

Rasti më i ri ka të bëjë me futbollisten, Amra Isejni, me origjinë nga Gostivari, e lindur dhe e rritur në Winterthur, që së fundmi ka bërë një transferim te skuadra e Baselit.

Isejni me futboll ka filluar të merret që nga mosha 7-vjeçare, duke u stërvitur me ekipin e FC Wiesendangen, ndërsa që nga viti 2019-ta, e njëjta ishte pjesë e FC Zürich, te e cila skuadër kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

Pikërisht paraqitjet e saj të mira me fanellën e FC Zürich kishin zgjuar interesimin e drejtuesve të FC Basel, te e cila skuadër u transferua me ndërmjetësimin e menaxherit shqiptarë, Kendim Mehmeti, pjesë e Agjencisë, “KM Eleven Sportsmanagement” në Zvicër.

Nën shoqërimin e menaxherit Mehmeti, futbollistja shqiptare Amra Isejni vendosi të zezën mbi të bardhë, duke firmosur kontratë për dy vite e gjysmë me FC Baselin.

Isejni, e lindur në vitin 2008, luan si sulmuese krahu, ndërsa e njëjta pritet të sjellë shumë freski në sulmin e FC Baselit, skuadër kjo që aktualisht renditet në pozitën e 5-të në Superligën e femrave të Zvicrës.

Isejni, me fanellën e FC Basel, pritet të debutojë me 14 shkurt, pikërisht ndaj ish skuadrës së saj tashmë, FC Zürich. Vlen të theksohet se Amra Isejni, gjithashtu është edhe pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, që tregon qartë për cilësitë e kësaj futbolliste, para së cilës është një e ardhme e ndritur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot