AUV-i ndalon importin e kafshëve të gjalla nga ky rajon i Rumanisë

- Bota Sot

AUV-i ndalon importin e kafshëve të gjalla nga ky rajon i Rumanisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka naluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë.

“Bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, të datës 09.02.2026, njofton se në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake. Në përputhje me Ligjin për veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si edhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Në njoftim thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.

“AUV-i mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot