Vllaznia mund Bylis në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

- Bota Sot

Vllaznia mund Bylis në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 0-1 në transfertë ndaj Bylisit.

Takimi i vlefshëm për çerekfinalen e parë u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, ku shkodranët dolën fitues në një sfidë të luftuar.

Vendimtar për kuqeblutë ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë në minutën e 28-të.

Penalltia u tregua e mjaftueshme për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë, në një përballje ku rastet dhe tensioni nuk munguan.

Nga ana tjetër, vendasit e Bylisit shfaqën pakënaqësi me vendimet e arbitrit, duke protestuar në dy episode të ndryshme për pretendime për penallti.

Me këtë fitore minimale, Vllaznia shihet e favorizuar për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 4 mars në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot