Prishtina po përgatitet për sfidën e nesërme (18.00) me Ballkanin, në kuadër të Kupës së Kosovës.
Futbollisti i Prishtinës, Christopher Mamengi, po rikuperohet.
“Mbrojtësi ynë, Christopher Mamengi, po vazhdon rikuperimin pas lëndimit në kyçin e këmbës, të pësuar në ndeshjen ndaj Ballkanit (java 17).
Mamengi ka nisur programin e rikuperimit dhe aktualisht po stërvitet ndaras nga pjesa tjetër e ekipit, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
Në ditët në vijim, ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, në varësi të progresit të tij.
Gjatë sezonit dimëror, Mamengi ka regjistruar 13 paraqitje me fanellën e Prishtinës”, njofton FC Prishtina.