Spahiu hero, Shkëndija fiton derbin ndaj Strugës

- Bota Sot

Spahiu hero, Shkëndija fiton derbin ndaj Strugës

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar ndaj Struga Trim & Lum me rezultat 2:0, në derbin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshje kjo që hapi pjesën e dytë të sezonit në elitën e futbollit.

Pjesa e parë u karakterizua me një lojë kryesisht e baraspeshuar, me pak raste shënimi dhe pa gola nga të dyja skuadrat. Vendimi i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, ku kuqezinjtë treguan më shumë vendosmëri.

Futbollisti Sebastian Spahiu ishte protagonisti absolut i takimit. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 78-të, duke i dhënë epërsinë Shkëndijës, ndërsa në minutën e 89-të asistoi në mënyrë perfekte për Ndzenguen, i cili shënoi gol në debutim menjëherë pas transferimit te skuadra nga Tetova.

Me këtë fitore, Shkëndija nis fuqishëm fazën e dytë të kampionatit, duke konfirmuar ambiciet për pjesën e mbetur të sezonit.

Shkëndija renditet në vend të tretë me 39 pikë, ka dy më pak se Struga TL që ndodhet në pozitën e dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot