Martini me "kokën lart" pasi mposhti Bylisin

- Bota Sot

Martini me "kokën lart" pasi mposhti Bylisin

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“Siç e thashë edhe më parë, jemi për të dy trofetë në valle.

Rrezikova shumë duke lënë 6 vetë në Shkodër, duke mos i marrë hiç këtej.

Kisha besim te pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët që s’kanë minuta, përfituam dhe u dhamë minuta. Mund të pranonim barazim ose humbje minimale, pasi e rëndësishme për ne është e diela. Çunat bënë mirë, kanë nevojë për minuta, sidomos Dros dhe Kouro.

Edhe pjesa tjetër, djemtë e rinj, Doda dhe Bismark dhanë shenja të mira. Nuk humbëm shumë energji, por jam i kënaqur pasi në ndeshjen e kthimit mos ta mendosh shumë, të fokusohesh te kampionati.

Aty ku kishim ne probleme në fillimin e pjesës së parë ishte se Kastrati dhe Hakaj po rrinin shumë poshtë, duke mos bërë presing. Edhe 1 penallti që ishte offside shyqyr Zotit.

Aty i lëshuam më shumë terren kundërshtare. Kërkoj që të luajmë 1-2, mos të mbajmë topin, humbëm shumë gjëra, por mos të përsëriten gabimet pasi nuk tolerohen. Ato kishin lojtarët e tyre, në gjysmëpozicioni.

Topat që na hynë në qendër na vunë në vështirësi, por lojtarët e mi ishin mirë në ato faza. Lam pa hapësira pas shpine, duke u ndëshkuar për offside.

Pjesën tjetër administruam, të mbanim rezultatin dhe të mos harxhonim energji.

Ne kemi luajtur edhe me Teutën edhe një pjesë loje kemi luajtur me 4-3-3.

Një arsye është Dodaj, pasi është efikas që luan në anën e majtë, por ai bën edhe sulmuesin, kemi luajtur edhe në Kupat e Evropës me të.

Për një moment mundemi të përshtatemi, por Dodaj duhet të përshtatet me lojën tonë.

Nuk është në pozicionin e tij natyral, e bën, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dodaj – Murataj, dyshe e rrezikshme në të ardhmen?

Unë për fat të mirë timin, s’kam vetëm lojtarë të mirë, por edhe djem të mirë.

E kuptojnë objektivin e këtij sezoni. Edhe në varësi të formës së lojtarëve, mund të luaj me 3-4-3 ose me 4 mbrapa.

Por gjithmonë duhet të shoh si është gjendja aktuale e gjithsecilit. Nëse unë shoh se gjendja e njërit apo tjetrit është më lart, unë detyrohem që të ndryshoj skemën.

Por kam lojtarët që të ndryshoj nga 3-5-2 në 3-4-3 pa bërë zëvendësime, por jemi duke u rritur”, tha Martini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot