Egnatia mposht Teutën

- Bota Sot

Egnatia mposht Teutën

Egnatia ka triufmuar më përmbysje në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2.

Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Arifit në minutën e 11-të. Ndërkohë që Egnatia barazoi në fundin e pjesës së parë me Adjessa. Kur u mendua se po përfundonte gjithçka në baraspeshë, Kryezoi lëshoi një goditje të bukur në minutën e 91-të, duke përmbysur shifrat.

Kështu, rrogozhinasit afrohen më shumë me gjysmëfinalen e Kupës. Ndërkohë që ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 4 mars, në Rrogozhinë.

Teuta 1 – 2 Egnatia (Arifi 11 / Adjessa 45+1, Kryeziu 90+1)!



Lexoni të gjitha në Bota Sot