Droni rus vret babain me tre fëmijë në Ukrainë, vogëlushët ishin nën 2 vjeç

- Bota Sot

Droni rus vret babain me tre fëmijë në Ukrainë, vogëlushët ishin nën 2 vjeç

Tre fëmijë, të gjithë nën moshën 2 vjeçe, dhe babai i tyre janë viktimat më të reja të sulmeve ruse në Ukrainë.

Ata vdiqën kur një dron goditi shtëpinë ku ata po jetonin, në rajonin verilindor të Kharkivit, e cila, sipas të dhënave të autoriteteve zyrtare u shkatërrua plotësisht pasi u përfshri nga zjarri.

Për pasojë, familjarët mbetën të ngujuar nën rrethoja, të cilat i shkaktoi droni i identifikuar si Geran-2, një variant i “Shahed”-it iranian, i prodhuar nga Rusia, raporton AP.

Si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda edhe nëna e fëmijëve, e cila ishte në javën e 35 të shtatzënisë së katërtë. Shërbimet e emergjencës arritën ta nxjerrin atë të gjallë nga rrënojat. Ajo, sipas prokurorëve hetues të rastit, ka pësuar lëndime nga shpërthimi, dëmtim traumatik të trurit, djegie dhe humbje të dëgjimit.

Dy nga vogëlushët viktima ishin binjakë 2-vjeçarë ndërsa ndërsa e treta ishte një vajzë vetëm 1-vjeçare.

Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore nga Rusia, që nga nisja e pushtimit që kjo kreu në shkurt 2022.

Sipas Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët që nga nisja e luftës. Kjo pasi Rusia intensifikoi sulmet e saja ajrore. OKB-ja raportoi se vitin e kaluar u vranë 2 mijë e 514 civilë dhe u plagosën 12 mijë e 142 të tjerë. Kjo është 31 për qind më shumë se më 2024.



Lexoni të gjitha në Bota Sot