Triumf i pastër përballë Tiranës në derbi

- Bota Sot

Triumf i pastër përballë Tiranës në derbi

Dinamo ka fituar derbin përballë Tiranës, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.

“Djemtë” e Ilir Dajës ishin dominues pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke iu afruar golit disa herë.

Por atë të parin e gjeti Lorenco Vila në minutën e 76-të, falë edhe një përgjumje të mbrojtjes së Tiranës

. Për të vulosur rezultatin, mendoi Dejvi Bregu në të 93-tën.

Kështu, Dinamo afrohet më shumë me gjysmëfinalen. Ndërkohë që dueli i kthimit mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në fillim të marsit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot