Problemi në gju e lë jashtë

- Bota Sot

Problemi në gju e lë jashtë

Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të një problemi në gju.

Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili bëri të ditur se sulmuesi ndjen dhimbje në gjurin e majtë.

Sipas njoftimit, Rashford pësoi një goditje gjatë ndeshjes kundër Mallorcas, çka i ka shkaktuar shqetësim dhe e detyron të mungojë në përballjen e radhës.

Stafi mjekësor do të kryejë vlerësime të mëtejshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit, shkruan Klankosova.tv.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje për ekipin, ndërsa pritet të mësohet në ditët në vijim sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot