Bayerni e mposhtë Leipzigun

- Bota Sot

Bayerni e mposhtë Leipzigun

Bayern Munich u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë për herë të parë që nga viti 2020, pasi mposhti RB Leipzig 2-0 në “Allianz Arena”.

Ndeshja nisi me një gol të anuluar për Leipzig pas VAR-it, ndërsa Bayern reagoi duke krijuar disa raste me Harry Kane.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dy portierët në formë të mirë.

Në pjesën e dytë, Bayern kaloi në avantazh kur Kane realizoi nga penalltia pas një faulli ndaj Stanishiqit.

Vetëm pak minuta më vonë, Luis Díaz shënoi golin e dytë pas asistimit të Michael Olise, duke vulosur kualifikimin.

Bayern vazhdon ëndrrën për tripletë, ndërsa Leipzig mbetet jashtë garës për trofeun këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot