Lideri i Dinamos nuk mban dot “nervat” përpara Ardian Bardhit

- Bota Sot

Lideri i Dinamos nuk mban dot “nervat” përpara Ardian Bardhit

Te Dinamo situata nuk është shumë e qetë.

Pavarësisht rikthimit te fitorja dhe triumfit në derbi ndaj Tiranës me shifrat 2-0, sërish ka pakënaqësi.

Saktësisht Bernard Berisha ka “shpërthyer” për mos aktivizimin e tij në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Lideri i dinamovitëve nuk është përmbajtur aspak as përpara presidentit të klubit Ardian Bardhit.

34-vjeçari ishte shumë i tensionuar, ndërsa doli i nervikosur nga dhomat e zhveshjes, aty ku më pas u përball me Bardhin dhe Ermal Barushin.

Pas kësaj situate të tensionuar, lojtari është larguar, ndërsa pas tij ishte drejtori sportiv, i cili më pas u rikthye sërish në dhomat e zhveshjes.

Gjithashtu edhe kreu i dinamovitëve ka qëndruar në dhomat e zhveshjes për 10 minuta, ndërsa më pas u largua nga “Selman Stërmasi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot