Legjendat Tardeli e Bonjek analizojnë Juventusin: Gjashtë vjet pa titull janë shumë

- Bota Sot

Legjendat Tardeli e Bonjek analizojnë Juventusin: Gjashtë vjet pa titull janë shumë

Në kampin juventin janë të shqetësuar dhe kjo për një arsye të thjeshtë, skuadra ka 6 vjet që nuk shpallet kampion, një gjë e veçantë kjo për të klub si Juventusi.

Marko Tardeli, kampioni i Botës me Italinë në 1982 dhe njëkohësisht një shtyllë në Juven e famshme të Trapatonit ka mendimin e tij.

“Përse Juve nuk fiton më?

Ka shumë arsye, por më thelbësorja është se kjo skuadër ka bërë gabime, nuk ka gjetur njerëzit e duhur për ta drejtuar dhe në të njëjtën kohë i mungon pronari, ai që duhet të tregojë e vejë pikat mbi i. Komoli, drejtori sportiv nuk di italiasht, ndërkohë që presidenti kohën më të madhe e kalon në Amerikë. Kështu nuk ecet, Juve ishte ajo e avokatit. Emri familjes Anjeli si i lidhur pazgjdhmërisht me atë të Klubit” është shprehur Tardeli.

I një mendimi pak më ndryshe ka qenë edhe Xibi Bonjek, edhe ai pjesëtar i Juves së famshme dhe në një skuadër me Tardelin.

“Juve ka fituar 8-9 tituj rresht dhe kjo është e jashtëzakonshme, por nuk mund të fitojë 20 të tillë pa humbur asnjë.

Kjo gjë nuk është e lehtë, sepse skuadrat ndryshojnë, herë moti është i mirë e herë i vrenjtur, por në kampin bardhezi duket se bie vazhdimisht shi.

Pastaj nëse do përjashtojmë Interin që është një marsh më lart, kampionati do ishte shumë i ekuilibruar.

Përsa i përket klubit mbase Marko ka të drejtë, por unë nuk dua të hy në biseda të tilla” – ka thënë polaku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot