Arteta i zhgënjyer pas barazimit me Brentfordin: Humbëm shumë raste

- Bota Sot

Arteta i zhgënjyer pas barazimit me Brentfordin: Humbëm shumë raste

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i zhgënjyer pas barazimit 1-1 ndaj Brentford, në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma.

“Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 60-të me golin me kokë të Noni Madueke, por vetëm dhjetë minuta më vonë vendasit barazuan me një tjetër goditje me kokë nga Keane Leëis-Potter, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas ndeshjes, Arteta theksoi se përballja ishte jashtëzakonisht e vështirë.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë. E dinim që ishte shumë e vështirë t’i dominonim gjatë gjithë lojës. Ata janë shumë të mirë për të futur në ritmin që ata dëshirojnë,” tha ai.

Sipas teknikut spanjoll, Arsenali hasi vështirësi në 10-15 minutat e para, por më pas arriti të marrë kontrollin e lojës.

Në pjesën e dytë mendoj se filluam ta dominojmë ndeshjen me ritmin dhe qëllimin që kishim, si dhe me numrin e rasteve që krijuam. Por nuk goditëm mjaftueshëm në portë dhe humbëm shumë raste. Pasi shënuam, loja ishte totalisht nën kontroll”, theksoi Arteta.

Megjithatë, ai theksoi se momentet e pakujdesisë i kushtuan skuadrës.

“Duhet të jesh shumë i disiplinuar, të mos shkaktosh faulle të panevojshme. Pas një rivënieje anësore të gjatë apo një goditjeje standarde, duhet të mbrohesh me çdo kusht. Kur nuk e bën këtë, e pëson. Pas golit të tyre, loja u hap dhe secila skuadër mund ta fitonte”, pohoi ai.

Arteta përmendi edhe rastin e fundit të Gabriel Martinelli si mundësi të artë për fitore.

“Mund ta kishim fituar me rastin e Gabi-t në fund, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme,” përfundoi trajneri i Arsenalit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot