Franca u godit nga stuhia, raportohet për të paktën dy viktima. Mbi 400 000 banesa ende pa energjie elektrike

- Bota Sot

Franca u godit nga stuhia, raportohet për të paktën dy viktima. Mbi 400 000 banesa ende pa energjie elektrike

Rreth 450,000 banesa vijojnë të mbeten pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia “Nils” goditi vendin.

Gjithashtu Frana jugperëndimore, u pëfshi nga erëra të forta dhe përmbytje të mëdha.

Departamentet e Gironde dhe Lot-et-Garonne mbeten nën gjendje alarmi të kuq për shkak të rrezikut të përmbytjeve të lumit Garonne, raportojnë mediat e huaja.

” Rajonet më të goditura janë New Aquitaine me 292,000 shtëpi dhe Oksitania me 153,000 shtëpi”, njoftoi Enedis, operatori kryesor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Francë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot