Klinsmann: Kalendarët e futbollit ka kaluar çdo limi

- Bota Sot

Klinsmann: Kalendarët e futbollit ka kaluar çdo limi

“Kalendarët futbollistikë kanë kaluar limitin e dinjitetit. Kaq shumë angazhime, gara të ndryshme dhe ndeshje pa fund dëmtojnë lojtarët e spektaklin…, – thotë Jurgen Klinsmann, ish-lojtar që ka veshur fanellën e Sampdorias dhe veçanërisht të Interit në Itali, në intervistë për “Corriere dello Sport”.

Ai shpjegon se edhe Botërori do të jetë më i gjatë se kurrë, duke iu shtuar angazhimeve të shumta. Për kombëtaren axurre nuk ka dyshime: “Italia do të jetë aty, jam shumë pozitiv për këtë”.

Klinsmann pranon se në Itali, futbolli nuk është më i këndshëm për t’u parë, me trajnerë që frikësohen të humbasin vendin pas 3 humbjeve dhe bëjnë zëvendësime kryesisht mbrojtëse pas 55-60 minutash:

“Kjo kufizon rritjen e të rinjve dhe lëvizjen futbollistike në vend. Pak kush guxon të rrezikojë duke aktivizuar një 17-vjeçar”. Shembulli pozitiv është Pio Esposito, të cilit Chivu i besoi menjëherë:

“Duhet të rrezikoni, pengesa është kulturore, jo frika nga plagët e mundshme”.

Klinsmann kujton edhe eksperiencën e tij me SHBA-në, kur e bëri Pulisic të luante 20 minuta për të shmangur zgjedhjen e Kroacisë prej tij: “Ne gjermanët dimë të investojmë te të rinjtë, mendoj këtu për Wirtz dhe Musiala”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot