Konfirmohet Loftus-Nkunku, rikthehet Tomori në mbrojtje

- Bota Sot

Konfirmohet Loftus-Nkunku, rikthehet Tomori në mbrojtje

Masimiliano Alegri ka arsye për të buzëqeshur në prag të rikthimit në fushë të Milanit, që nesër mbrëma do të luajë në transfertë ndaj Pisës, dhjetë ditë pas fitores 3-0 kundër Bolognës.

Gjatë kësaj periudhe pauze, kuqezinjtë kanë punuar në “Milanello” për të rikuperuar dy elementë kyç si Rafael Leao dhe Kristian Pulisiç.Sipas zërave të fundit, të dy pritet ta nisin nga stoli, pasi ende nuk kanë 90 minuta në këmbë, veçanërisht amerikani. Mungojnë Gimenez dhe Salemakers.

Për sfidën në “hijen e Kullës së Pizës”, tekniku kuqezi do t’i besojë sërish dyshes NkunkuLoftus-Çek, që bëri paraqitje të mirë në “Dall’Ara”.

Në mesfushë konfirmohen të njëjtët lojtarë Athekame në të djathtë dhe Bartesagi në të majtë, ndërsa në qendër do të jenë Fofana bashkë me të pazëvendësueshmit Modriç dhe Rabio.

Ndryshimi i vetëm krahasuar me ndeshjen ndaj Bolonjës është në mbrojtje përpara portierit të padiskutueshëm Mike Menja, rikthehet Tomori, i cili do të luajë përkrah Gabia dhe Pavloviç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot