Spanja nën peshën e dëmtimeve

- Bota Sot

Spanja nën peshën e dëmtimeve

Spanja e tmerruar nga dëmtimet. Nuk ka ditë, ku të mos lexosh një lajm për X apo Y të dëmtuar dhe kjo ka shqetësuar jo pak trajnerin Luis de la Fuente.Mikel Merino edhe pse shanset që të jenë në Botëror janë rritur përbën shqetësimin me të madh për trajnerin spanjoll.

Merino është një pjesë thelbësore e planit të ekipit kombëtar.

Kjo për shkak të shkathtësisë së tij, aftësisë së tij për të lëvizur kudo në mesfushë dhe rëndësisë së tij në goditjet standarde në të dy zonat e penalltisë. Dhe gjithashtu për shkak të aftësisë së tij në shënimin e golave.

Në vitin 2025 ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me tetë gola, krahasuar me nëntë të Ojarzabal. Mikel Merino padyshim nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Katar për ndeshjet kundër Argjentinës (Finalissima) dhe miqësoren kundër Egjiptit. Samu gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm, pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë të hënën e kaluar. Ai padyshim që nuk do të luajë për Kupën e Botës.

Skuadra e Finalissimës do të ketë disa fytyra të reja për shkak të problemeve të shumta. Te “La Roja”, ata po vënë re emra që kanë qenë gjithmonë aty, por që tani po ngjiten në renditje.

Këta përfshijnë Marko Asensio, Erik Garsía, Mark Pubill, Balde, Jakobo Ramón, Karlos Soler, Turrientes dhe sigurisht, Joan Garsía. Në të njëtën kohë me shumë rigorozitet trajneri dhe stafi i tij po ndjekin nga afër gjendjen e Gavit, Rodrit dhe Pedrit.

Kjo sepse kohët e fundit ata kanë pasur probleme të shumta me dëmtimet dhe vshtirësia qëndron në kohën e rikuperimit. Gjithsesi deri në qershor kur nis edhe Botërori ka ende shumë kohë por detyra imediate e Luis de la Fuentes është paktën të mos ketë më lojtarë të tjerë të dëtuar. Në të kundër për La Rijan do të jetë një katastrofë e vërtetë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot