Drita përballet me Drenicën, Sylejmani shpreh optimizmin

- Bota Sot

Drita përballet me Drenicën, Sylejmani shpreh optimizmin

Drita e Gjilanit sot (13.00) do të përballet me Drenicën e Skenderajt, në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Engjëll Sylejmani, shpreh optimizmin pa kësaj sfide luhet në terrenin ndihmës në Gjilan.

"Ndihem mirë dhe për besimin e trajnerit për titullin kapiten, është ngarkesë por kemi punuar shumë dhe duke dhënë maksimumin besoj që do ja dalim.

Ndjenja e të qenurit kapiten është shumë e mirë dhe çfarë do pozicioni të jem me rëndësi për mua është gjithmonë ti ndihmojë ekipit", tha Sylejmani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot