Vora u heq fitoren në fund dhe merr pikë të artë për mbijetesën

- Bota Sot

Vora u heq fitoren në fund dhe merr pikë të artë për mbijetesën

Vora ka tronditur kampionët e Egnatias. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Superiores u mbyll me rezultatin 1:1.

Egnatia gjeti avantazhin në minutën e 18-të me Fernandon.

Ky i fundit shënoi nga penalltia, që u akordua nga gjyqtari Koçi pas rishikimit me VAR.

Reagimi i Vorës erdhi në minutën e 86-të.

Ishte Kasalla që dërgoi topin në rrjetë për 1 pikë të artë në shtëpi.

Egnatia mbetet 2 pikë larg Vllaznisë, që do të përballet nesër me Elbasanin.

Vora ndërkohë mban vendin e shtatë me 5 pikë më shumë se Tirana, që luan nesër derbin me Partizanin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot