Fernando i pakënaqur me Egnatian: I kishim rastet, por mungoi përqendrimi

- Bota Sot

Fernando i pakënaqur me Egnatian: I kishim rastet, por mungoi përqendrimi

Mesfushori brazilian Fernando shënoi golin e vetëm për Egnatian kundër Vorës, e mbyllur në barazimin 1:1, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të në Superiore.

Fernando u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat pas sfidës:  

“Ky është futbolli, nëse nuk shënon, do e pësosh. Ne kishim 3-4 raste dhe nuk ia dolëm.

Nëse i ke rastet, duhet t’i shënonsh. Duhet më shumë përqendrim në metrat e fundit për të shtyrë topin në rrjetë.

Duhet të ecim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje. Unë e di sa e sa fortë punon ekipi im. Ndoshta njerëzit nga jashtë flasin shumë, por unë e di se sa punojmë.

Pjesën e parë ishim më konkret.

Nuk na shqetësoj edhe shumë as Vora në këtë fraksion loje.

Në pjesën e dytë, rivali krijoi shumë hapësira. E përsëris, nëse ne do kishim shfrytëzuar rastet, do kishim fituar.

Nëse nuk shënon, bëhet e vështirë, edhe kundërshtari merr më shumë besim. Stilin e ‘Panenkës’ e praktikojë shpeshë në penallti. Tani duhet të kem kujdes, pasi portierët më njohin tashmë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot