Shqiptarët e Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare në Bundesliga, kjo i çmend serbët

- Bota Sot

Shqiptarët e Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare në Bundesliga, kjo i çmend serbët

Sa bukur, sa krenari!

Një fotografi që nuk paguhet me miliona euro, një moment madhështor në nivelin më të lartë të futbollit gjerman, në Bundesliga.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë 3:0 të TSG 1899 Hoffenheim ndaj SC Freiburg.

Tre yjet nga Kosova festuan golin e Asllanit me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Momente të tilla tregojnë sa larg kanë arritur futbollistët tanë dhe sa dinjitetshëm përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot