Teuta ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme për vijimësinë e saj në këtë sezon, pasi pas 10 ndeshjesh që nuk shijonte tre pikët, i ka marrë ato në shtëpi përballë Bylisit.
Në një përballje që nisi me shumë vrull, me gola nga miqtë dhe vendasit që në 5 minutat e para, sfida pa në vijim më shumë luftë se raste nga të dy skuadrat.
Për të prishur ekuilibrin u desh një goditje dënimi spektakolare e Kotobellit, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij.
Më pas durrsakët tentuan edhe golin e tretë, por pa sukses, ndërsa ballshiotëve nuk u bënë punë as ndërrimet dhe aktivizimi i emrave të afruar së fundmi në merkato.