Gjimshiti zverdhet në fitoren e Atalantës në Romë

- Bota Sot

Gjimshiti zverdhet në fitoren e Atalantës në Romë

Skuadra e Atalantës ka bindur në Romë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Lazio-n, në takimin e javës së 25-të të Serie A në futboll.

Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit titullar duke treguar shpirt luftarak në fushë.

Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e fundit të sfidës.

Golat i realizuan Ederson (41 - nga penalltia) e Zalewski  (60).

Atalante ngritet në vend të gjashtë me 42 pikë e Lazio ndodhet në të tetin me 33 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot