Dinamo e Ferizajt reagon: Disa tifozë hynë në fushë për të sulmuar lojtarët tanë

- Bota Sot

Dinamo e Ferizajt reagon: Disa tifozë hynë në fushë për të sulmuar lojtarët tanë

Sot ndodhi turpi i madh në stadiumin në Kastriot në përballjen mes KEK-ut dhe Dinamos së Ferizajt, në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Dinamo e Ferizajt ka reaguar për skandalin në Kastriot.

“Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Dinamos përfundoi me rezultat 2:2, në kushte që nuk ishin të denja për një përballje zyrtare.

Fusha e lojës ishte në gjendje shumë të dobët, duke e vështirësuar zhvillimin normal të ndeshjes dhe duke paraqitur rrezik për sigurinë e futbollistëve.

Organizimi dhe sigurimi në stadium rezultuan të pamjaftueshme.

Gjatë gjithë takimit pati presion të vazhdueshëm ndaj ekipit tonë, ndërsa situata u përkeqësua pas përfundimit të ndeshjes, kur disa tifozë hynë në fushë me tendencë për të sulmuar lojtarët tanë.

Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me frymën sportive dhe rregulloret e garës.

Theksojmë se klubi ynë nuk ka prirje të ankohet apo të kërkojë justifikime, mirëpo raste të tilla duhet të trajtohen dhe të ndëshkohen sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që siguria e futbollistëve dhe integriteti i garës të mbeten të paprekura.

Klubi ynë do të ndjekë të gjitha procedurat pranë organeve kompetente dhe pret masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.

Mbetemi krenarë për paraqitjen, karakterin dhe profesionalizmin e treguar nga lojtarët tanë në rrethana të vështira”, reagon FC Dinamo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot