Talenti i ri i futbollit në Zvicër, Muamer Emrulai ka shënuar një moment të veçantë në karrierën e tij.
Ndonëse është 17-vjec, sulmuesi i ri ka debutuar dje në “Switzerland U19 Elite League” me St. Gallen U19 në ndeshjen kampionale kundër Baselit U19, duke arritur të shënojë golin e tij të parë me fanellën e re në minutën e 15-të, gol që doli të jetë përcaktues në fitoren e ekipit tij.
Ai ka lindur më 17 shkurt 2008, në ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pas javës së 16-të, St Gallen U19 është pozicionuar në vendin e tetë me 25 pikë, 9 pikë më pak se Baseli U19.
Po kush është Muamer Emrulai, talenti i ri që po rritet në Zvicër?
Ai është një djal i lindur në Zvicër, por me prindër nga fshati Hotël i komunës së Likovës.
Për ta bërë edhe më të thjeshtë, Emrulai është nipi i dëshmorit të kombit nga fshati Hotël, Asip Emrulai-Komandant Rrufeja.
Emrulai para se të vijë në St. Gallen ka qenë pjesë e Winterthur U16, U17 dhe U18.
Ëndrra e tij është që një ditë të vesh fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit.