Beqiri: Loja u luajt në fushë shumë të keqe

- Bota Sot

Beqiri: Loja u luajt në fushë shumë të keqe

I kënaqur me triumfin 4:1 në trasnfertën me Tikveshin në Kavadar, trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri ka lavdëruar karakterin e treguar nga kuqezinjtë në duelin e xhiros së 18-të në LPFMV. Tikveshi avancoi me Stojkoskin (24’), derisa Shkëndija barazoi me golin e Tambës në fund të pjesës së parë, para se në vazhdim Meliqi (48’), Zejnullai (66’) dhe Ndzengue (78’) të fiksojnë triumfin 4:1.

…fitore me autoritet…
Jeton Beqiri
: “Këto fitore janë më shumë se tre pikë, sepse në këto situata ekipi tregon karakterin.

Edhe në momentin kur pranuam golin u thash lojtarëve të besojmë, sepse në Ligën e Maqedonisë ka shumë pak skuadra që mund të durojnë dy pjesë kundër neve.

Nëse ata jepnin maksimumin dhe mbroheshin mirë në pjesën e parë, unë isha i vetëdijshëm se në pjesën e dytë do të kemi shumë më shumë hapësira dhe mundësi shënimi. Normal që jam i kënaqur me ndeshjen dhe fitoren, përveç dy situatave në minutat e para kur për fajin tonë kundërshtari na krijoi probleme dhe avancoi. Por, nga ana tjetër kur ne gabojmë dhe pranojmë gol, del në pah karakteri i skuadrës.”

…mesazh për luftë deri në fund…

Jeton Beqiri: Sigurisht se po, e thash edhe pas ndeshjes së kaluar, se skuadra jonë posedon futbollistë shumë cilësorë.

Ne sot kishim dy mungesa shumë të rëndësishme si Imran Fetai dhe Sebastian Spahiu, por skuadra përsëri performoi shumë mirë. Ne kemi disa futbollistë të cilët janë polivalentë dhe mund të mbulojnë më shumë pozita.

Këto fitore me përmbysje gjithmonë risin vetëbesimin e skuadrës, pavarësisht se unë besoj se nuk ka vend për dyshime në kualitetin e Shkëndijës pas kësaj që skuadra ma treguar 7 apo 8 muajt e fundit.”

…4:1, fitore bindëse pas një kohe në Kavadar…

Jeton Beqiri: “Loja u luajt në fushë shumë të keqe, shumë të rëndë, për mua e papranueshme përsëri Ligën e parë të Maqedonisë.

Pikërisht në këtë fushë ne krijuam shumë raste dhe nga ato shënuam 4 gola. Unë mendoj se skuadra dita ditës piqet akoma më shumë në aspekt futbollistik.

Besoj që Tikveshi jo se është skuadër papërshtatshme për shkak se godasin pa top apo luajnë ashpër, por edhe janë skuadër cilësore.

Mendoj se nëse heqim katërshen e kreut të rendites, pas tyre pikërisht Tikveshi është skuadra më e papërshtatshme qoftë në terren të vet, apo edhe si mysafir.".



Lexoni të gjitha në Bota Sot