Të dielën në mbrëmje do të përballen Napoli dhe Roma

- Bota Sot

Të dielën në mbrëmje do të përballen Napoli dhe Roma

Të dielën në mbrëmje do të përballen Napoli dhe Roma ku për të dyja ekipet, fitorja është domosdoshmëri.

SI VJEN NAPOLI – Dyshimi i madh quhet Skot MekTominaj. Antonio Konte mban gishtat e kryqëzuar për ta rikuperuar mesfushorin në prag të sfidës kundër Romës, edhe pse prania e tij nga minuta e parë mbetet ende në dyshim për ndeshjen e së dielës në mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Në skemën 3-4-2-1 rihapet edhe balotazhi mes Aleks Meret dhe Vanja MilinkoviçSaviç për një fanellë titullari në portë, me këtë të fundit lehtësisht favorit.

Në mbrojtje pritet të luajnë Sam Beukema dhe Amir Rrahmani, me Alesandro Buonxhorno që është përpara Matias Oliverës për të zëvendësuar të pezulluarin Huan Zhezus.

Në krahun e djathtë Mateo Politano është gati të rikthehet titullar, ndërsa në të majtë Leonardo Spinacola shkon drejt konfirmimit.

Në mesfushë do të veprojë Stanislav Lobotka. Në krah të tij, nëse MekTominaj nuk ia del, mund të spostohet më pas Eljif Elmaz, me Xhovane më të avancuar. Në sulm, për të kompletuar repartin ofensiv, do të jenë Antonio Vergara dhe Rasmus Hojlund.

SI VJEN ROMA – Në prag të supersfidës në stadiumin “Diego Armando Maradona” kundër Napolit, Xhan Piero Gasperini pritet të konfirmojë skemën e tij të zakonshme 3-4-2-1.

Në portë do të jetë sërish Mile Svilar, pikë e fortë e prapavijës verdhekuqe. Para tij do të rreshtohet treshja Xhanluka Mançini, Evan Ndika dhe Daniele Ghilardi, me Mario Hermoso që do të përpiqet të rikuperojë në kohë dëmtimin në këmbë për të qenë i grumbulluar. Në mesfushë pritet sërish dyshja Brajan Kristante – Nikolo Pisili, pas paraqitjes së mirë kundër Kaljarit. Në krahë, Zeki Çelik do të mbulojë të djathtën, ndërsa Uesli do të luajë në të majtë me rol të plotë në krah. Në repartin ofensiv, Donjel Malen do të jetë pika e referimit në qendër, me Matias Sule në mbështetje.

Për fanellën e fundit në prapaskenë është duel mes Lorenco Pelegrini dhe Brajan Saragoza, por duhet pasur kujdes edhe ndaj Paulo Dibala, i cili këtë javë është rikthyer në stërvitje me grupin pas inflamacionit në gju.



Lexoni të gjitha në Bota Sot