KF Prishtina e Re reagon: Ofendime të tilla nuk kanë pasur asnjëherë vendv

- Bota Sot

KF Prishtina e Re reagon: Ofendime të tilla nuk kanë pasur asnjëherë vendv

Klubi i futbollit Prishtina e Re ka reaguar në lidhje me një gjest të pahijshëm sot nga ana e disa tifozëve në ndeshjen me Ferizajn. 

Prishtina e Re e ka fituar përballjen me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina e Re është në fund të tabelës me 18 pikë, një pikë më pak se Ferizaj që ndodhet në pozitën  e nëntë.

“KF Prishtina e Re dënon ashpër incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, ku futbollistët tanë Cheick Doukoure dhe Toni Gomes u bënë subjekt i ofendimeve me përmbajtje racore nga kapiteni i FC Ferizaj, Betim Haxhimusa.

Ofendime të tilla nuk kanë pasur asnjëherë vend në traditat shqiptare, as në kulturën dhe besimin tonë fetar.

Çdo anëtar i klubit qëndron fuqishëm kundër çdo forme racizmi, diskriminimi apo gjuhe urrejtjeje në sport dhe në shoqëri.

Futbolli është lojë e respektit, barazisë dhe bashkimit, dhe çdo veprim që cenon këto vlera është i papranueshëm.

Ne do ta adresojmë rastin pranë FFK-së dhe presim që organet kompetente të shqiptojnë masat më të ashpra për këto sjellje të shëmtuara.

KF Prishtina e Re qëndron plotësisht në mbështetje të lojtarëve tanë dhe të çdo sportisti që përballet me situata të tilla.

Racizmi nuk ka vend në futboll”, reagon KF Prishtina e Re.



Lexoni të gjitha në Bota Sot