Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

- Bota Sot

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

Partizani ka ruajtur dominimin në derbin e kryeqytetit, duke mundur përsëri me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania”.

Përballja dhuroi dy tablo në pjesët e saj.

Në të parën, Partizani ishte perfekt në të gjitha repartet, teksa shënoi dy herë e pa t’i anulohej edhe një tjetër gol.

Në të dytën, të kuqtë i lëshuan iniciativën Tiranës, që i sulmoi, por nuk ia doli të gjente rrjetën, duke u ndalur edhe nga traversa e shtylla kur lojtarët e saj kalonin Qirkon.

Kësisoj, Partizani iu gëzua triumfit të dytë radhazi në derbi dhe sheh edhe më afër zonën e “Final Four”, ndërsa Tirana vazhdon vuajtjen në zonat e rrezikshme të klasifikimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot