Mesfushori italian, Edoardo Bove, bëri debutimin e tij të parë konkurrues që nga momenti kur pësoi një arrest kardiak në dhjetor 2024, duke luajtur për Watford-in në barazimin 2-2 ndaj Preston North End në Championship të shtunën.
Bove u aktivizua në minutën e 86-të dhe ndihmoi skuadrën e tij të ruante barazimin.
Ai shprehu mirënjohje ndaj stafit dhe klubit për mundësinë e rikthimit në fushë, duke theksuar se ishte shumë i lumtur që ishte aty. Italiani rrëfeu se në fillim kishte shmangur futbollin totalisht dhe madje ndjenja e tij ishte negative edhe kur shikonte fëmijë duke luajtur.
Sidoqoftë, mbështetja nga e gjithë bota e ndihmoi të arrinte këtë pikë dhe i falenderoi të gjithë për përkrahjen.
Bove kishte rënë në fushë gjatë një ndeshjeje të Serie A midis Fiorentinës dhe Interit para 14 muajsh, duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Pas implantimit të një defibrilatori kardiak, rregulloret italiane e ndaluan atë të vazhdonte karrierën në vend.
Pa kontratë në Itali, Bove iu bashkua Watford-it në fund të janarit për të rinisur karrierën dhe tani duket se ka bërë hapin e parë drejt rikthimit të plotë në futbollin profesionist.