Arsenal triumfon me poker ndaj Wiganit në sfidën e FA Cup

- Bota Sot

Arsenal triumfon me poker ndaj Wiganit në sfidën e FA Cup

Arsenal mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Wigan Athletic në rundin e katërt të FA Cup, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.

Të kuqtë e Londrës morën avantazhin që në minutën e 11-të me golin e Noni Madueke, pas një pasimi të shkëlqyer nga Eberechi Eze.

Vetëm tetë minuta më vonë, Gabriel Martinelli dyfishoi rezultatin, përsëri i asistuar nga Eze.

Në minutën e 24-t, Jack Hunt realizoi një autogol, duke i dhënë Arsenalit golin e tretë, ndërsa Gabriel Jesus vulosi rezultatin në minutën e 27-të me golin e katërt.

Me këtë fitore, Arsenal siguroi kualifikimin në 1/16-t e finales së FA Cup dhe shfaq një formë të fortë në këtë fazë të turneut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot