Bologna triumfon ndaj Torinos

- Bota Sot

Bologna triumfon ndaj Torinos

Në javën e 25-të të Serie A, Bologna ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Torino-s, duke u çliruar nga një seri negative prej vetëm dy pikësh në tetë ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes në “Dall’Ara” ishte e tensionuar dhe e ekuilibruar.

Federico Bernardeschi u shfaq aktiv dhe i rrezikshëm për skuadrën e tij, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Rowe pati një rast të madh me një gjuajtje të bukur, por topi shkoi jashtë, dhe pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në pjesën e dytë, një autogol i Nikola Vlasiq në minutën e 49-të i dha avantazhin Bolonjës, por saktësisht 13 minuta më vonë Vlasic riktheu shpresat për Torinon me një gjuajtje nga jashtë zonës, 1-1.

Në minutën e 69-të, Castro shënoi golin vendimtar me një gjuajtje të bukur të sheshtë, duke vendosur rezultatin final 2-1 për Bolonjën.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe rikthen buzëqeshjen te tifozët, ndërsa Torino mbetet në 27 pikë, duke kërkuar rikuperim në ndeshjet e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot