Rrahmani lëndohet, derbi Napoli - Roma më shumë gola e pa fitues

- Bota Sot

Rrahmani lëndohet, derbi Napoli - Roma më shumë gola e pa fitues

Napoli dhe Roma ndanë pikët (2:2) në derbin e javës së 25-të të Serie A.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili luajti për Napolin, u zëvendësua në minutën e 71-të për shkak të një lëndimi.

Takimi u karakterizua nga kthesa në rezultat. Për Napolin shënuan Spinazzola (40) dhe Alisson Santos (82), ndërsa për Romën realizoi Malen (7 dhe 71 – nga penalltia).

Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, tre më shumë se Roma, e cila ndodhet një pozicion më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot