Vedat Muriqi çudit Spanjën me një rekord, bëhet shqiptari i parë në tokën e shtetit që nuk e njeh Kosovën

- Bota Sot

Vedat Muriqi çudit Spanjën me një rekord, bëhet shqiptari i parë në tokën e shtetit që nuk e njeh Kosovën

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll.

Futbollisti Vedat Muriqi çudit Spanjën, arrin shifrën historike prej 50 golash në La Liga e bëhet shqiptari i parë me aq shumë gola në tokën e shtetit që nuk e njeh Kosovën! 

Me golin e shënuar sonte në minutën e 66-të për RCD Mallorca-n, Muriqi ka arritur kuotën e 50 golave në kampionatin elitar të Spanjës – La Liga.

Fotografia e publikuar nga klubi spanjoll

Faqja zyrtare e klubit Mallorca publikoi një fotografi speciale për të shënuar këtë moment historik, duke e bërë të ditur se sulmuesi nga Kosova ka hyrë në histori si shqiptari i parë që arrin 50 gola në elitën e futbollit spanjoll.

Në ndeshjen e javës së 24-të, Mallorca u mposht në shtëpi me rezultat 2:1 nga Real Betis, por Muriqi la gjurmë me realizimin e tij.

Ky ishte goli i 16-të i tij këtë sezon në La Liga, duke u renditur në vendin e dytë në listën e golashënuesve, shtatë gola më pak se lideri Kylian Mbappé i Real Madrid.

Pas 24 javësh, Real Betis mban vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Mallorca ndodhet në pozitën e 18-të me 24 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot