Me duelin Ballkani - Malisheva, sot mbyllet xhiro e 20-të në Superligë

- Bota Sot

Me duelin Ballkani - Malisheva, sot mbyllet xhiro e 20-të në Superligë

Xhiro e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të mbyllet sot me një ndeshje që ka mbetur për tu luajtur.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani është nikoqir i Malishevës në duelin që do të startojë nga ora 13:00.

Suharekasit duan fitoren në mënyrë që të shtojnë diferencën me pikë ndaj Prishtinës dhe Dritës.

Nga ana tjetër një fitore eventuale e skuadrës së Elon Berishës do të bënte që edhe ata të përfshiheshin në garë për titull të kampionit, pasi distanca do të zvogëlohej në tre pikë mes dy skuadrave. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot