Muriqi tejkalon vetveten dhe pushton Spanjën

- Bota Sot

Muriqi tejkalon vetveten dhe pushton Spanjën

Goli i tij i bukur me kokë, që ishte i 16-ti këtë edicion, nuk mjaftoi qe Majorka të shmang humbjen ndaj Real Betisit, por Vedat Muriqi tashmë është figura më e përfolur e këtij sezoni në La Liga për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse.

Para tij, në listën e golashënuesve është vetëm superylli francez Kylian Mbappe me 23 gola, derisa reprezentuesi kosovar tashmë ka rrumbullaksuar shifrën prej 50 gola në kampionatin elitar spanjoll.

Por nuk mbaron këtu rrugëtimi mbresëlënës i “Piratit”. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit në La Liga, çmim të cilin e pranoi para nisjes së ndeshjes me Betisin.

Sulmuesi kosovar është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Majorkas në La Liga, pas legjendës Samuel Eto’o, i cili ka 54 gola me këtë ekip, një rekord që Muriqi synon ta thyejë.

Muriqi njëherësh e theu edhe një rekord personal pasi më parë i kishte shënuar 15 gola maksimum brenda një sezoni në La Liga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot