U rikthye në fushë pas 440 ditësh

- Bota Sot

U rikthye në fushë pas 440 ditësh

Mesfushori Edoardo Bove luajti ndeshjen e tij të parë pas 440 ditësh, duke shprehur emocione të mëdha për rikthimin në fushë, shkruan Indeksonline

“Qëllimi im kryesor është të luaja sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, për të rikthyer nivelin që kisha, madje edhe më të mirë.

Ne duam të shkojmë në Premier League dhe duhet të mbajmë ambiciet tona të larta, përndryshe është e vështirë të gjej motivim”, tha Bove.

Ai shtoi gjithashtu: “Ndjenja për të qenë këtu është e pabesueshme dhe jam shumë mirënjohës që ndodhem në Angli”.

Kujtojmë që Bove kishte pasur një sulm kardiak gjatë ndeshjes në Serie-n A.

Por tani gjendja e tij është super stabile.



Lexoni të gjitha në Bota Sot